Tregimet më të frikshme për fantazmat e jetës reale

  • 21 September 2019 - 14:59
Tregimet më të frikshme për fantazmat e jetës reale

Tregimet për vendet e pushtuara janë të frikshme, mirëpo kur dihet që ato janë të vërteta, pra nuk janë të trilluara, mirëpo u kanë ndodhur njerëzve më të vërtetë, atëherë frika merr një dimension tërësisht tjetër.

Tregimet e mëposhtme janë ndër tregimet më të frikshme, për pushtimet në jetën realeShtëpia misterioze e familjes Winchester Nëse do të ekzistonte një top listë për vendet më të frikshme, për shkak të pranisë së fantazmave, atëherë me siguri që shtëpia misterioze në San-Hose të Kalifornisë do t’i printe kësaj liste. Shtëpia e familjes Winchester është ndërtuar me urdhrat e Sarah Winchester, vejushës magjistare të William Winchester-it.

Para vdekjes së William-it, çifti kishte grumbulluar një pasuri shumë të madhe nga shitja e pushkëve, ndërsa më vonë Sarah-së i ishte thënë që ajo do të shqetësohej vazhdimisht nga të gjitha fantazmat që ishin vrarë me pushkët, që ajo me burrin e saj i kishin shitur. Sarah kishte urdhëruar ndërtimin e kësaj shtëpie, duke mos angazhuar fare arkitekt, veprim të cilin më pas e kishte justifikuar duke thënë që ka dashur që shtëpia të jetë e çrregullt, në mënyrë që fantazmat të mos e gjenin lehtë! Fantazmat e Getisburgut.

Nëse fantazmat janë të lidhura me vendin ku vdesin, atëherë fushëbetejat duhet të jenë vendet me aktivitetin më të lartë paranormal. Getisburgu në Pensilvani pa dyshim që nuk bën përjashtim nga kjo gjë! Beteja e Getisburgut njihet si beteja më e madhe në Luftën Civile amerikane, pasi që në këtë betejë kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish, nga të dyja anët. Sot, fushëbeteja konsiderohet të jetë vendi më i pushtuar në Amerikë, andaj edhe nuk është për t’u habitur që shumë shpesh vizitorët e kësaj hapësire raportojnë të kenë parë fantazmat e ushtarëve, e nganjëherë thonë që kanë parë edhe luftë në mes të fantazmave!

Fantazma e biondes së bukur Ky tregim është rrëfyer aq shpesh nëpër filma të ndryshëm saqë është shumë e vështirë të besohet që është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Mary është një fantazmë, e cila jeton (ose thjesht thuhet kështu) në “Varrezat e Ringjalljes” në Illinoj të Shteteve të Bashkuara. Tregimi thotë që pas një zënke me të dashurin e saj, Mary-a ishte larguar me vrap nga shtëpia e saj dhe rrugës duke u kthyer është goditur nga një makinë, ngasësi i të cilës ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ajo më pas ishte varrosur në “Varrezat e Ringjalljes” në Illinoj. Që prej kohës së vdekjes së saj, shumë motoristë kanë thënë që kur kanë qenë duke kaluar nga ajo zonë, e kanë takuar një bukuroshe bionde, e cila ka hipur në motorin e tyre dhe gjithmonë ka kërkuar që të zbresë në afërsi të varrezave, kur edhe është zhdukur në sy të motoristëve.

Fantazmat në plantacion Chloe ka qenë një skllave, e cila kishte punuar në plantacionin e Mark dhe Sara Woodruff në Luiziana. Sipas legjendës, Mark Woodruff e kishte zënë Chloe-n duke dëgjuar një bisedë mes tij dhe një pronari të një plantacioni dhe si ndëshkim ia kishte prerë të dy veshët. Pasi që ishte shëruar, Chloe kishte vendosur një shami të gjelbër, për të mbuluar pjesën e veshëve. Nga dëshira për t’u hakmarrë, ajo më pas kishte gatuar një tortë me një helm vdekjeprurës, mirëpo Mark-u nuk kishte ngrënë fare tortë dhe si rrjedhojë kishte vdekur Sara me dy vajzat e saj të vogla. Pas vdekjes së Chloe-s, plantacioni ku ajo kishte punuar për një kohë të gjatë ka mbetur i pushtuar nga ajo dhe nga dymbëdhjetë fantazma të tjera.

(Kosova Sot Online)