Fantazma në "selfie"

  • 23 September 2019 - 08:45
Fantazma në

Dy femra të reja kishin bërë një fotografi së bashku, por më pas kishin mbetur të tmerruara, pasi që prapa supeve të tyre, në foto, kishin parë një fantazmë të frikshme. Thuhet se fantazma që shihet në foto, është një plakë e veshur me rroba viktoriane, që zgërdhihet nga prapa vajzave.

Kjo fantazmë është kapur me fotoaparat nga shoqet Victoria Greeves, 22-vjeçare dhe Kayley Atkinson, 23. Të dhëna pas bërjes së "selfie"-ve, ato e kishin bërë një të tillë derisa ishin duke pirë në një lokal ku, përpos tyre, nuk ishte asnjë mysafir tjetër. E tmerruar nga fotoja që pa, Victoria, e cila përndryshe është infermiere, e fshiu foton nga celulari i saj.

Ajo thotë se, meqë nuk beson në gjëra të tilla, në fillim kishte qeshur me fotografinë, por kur e kishte analizuar më mirë, kishte parë se fantazma në foto me të vërtetë ishte e tmerrshme.

(Kosova Sot Online)