Familja e terrorizuar nga demonët

  • 23 September 2019 - 08:59
Familja e terrorizuar nga demonët

Vetëm ta dëgjosh shprehjen "shtëpi e infestuar me demonë" të frikëson pa masë, e paramendojeni të jetoni në një shtëpi të tillë? Bob Cranmer, amerikan nga Pensilvania, insiston se ai dhe familja e tij kanë pasur një realitet të tmerrshëm, i cili ua kishte ndryshuar jetën.

Duke filluar nga një substancë misterioze, e ngjashme me gjakun, e cila mbulonte muret e shtëpisë së tyre, e deri te kryqet e thyera në dysh vetvetiu dhe gërvishtjet që paraqiteshin në trupin e tij. Cranmer deklaron se diçka tepër e keqe (ligë) ishte duke terrorizuar familjen e tij.

Ai tregon se forcat demonike më pas ishin përzënë nga shtëpia e tij, por vetëm pasi që prifti i dioqezës së Pitsburgut, Michael Salvagna, një demonolog i vetëshpallur, kishte mbajtur vazhdimisht mesha në atë shtëpi, duke e bekuar atë në të njëjtën kohë. Cranmer tanimë ka shkruar një libër rreth përjetimeve të veta dhe të familjes së tij, me titull "The Demon of Brownsville Road: A Pittsburgh Family's Battle with Evil in Their Home".

(Kosova Sot Online)