Silver Siti - qyteti me shumë fenomene të pashpjegueshme

  • 23 September 2019 - 09:04
Silver Siti - qyteti me shumë fenomene të pashpjegueshme

Për Roger Nelsonin, i cili posedon hotelin "Idaho" në Silver Siti, jeta në një qytet të largët (thellë), i ka edhe përparësitë e veta. Hoteli është plot histori dhe qyteti i vjetër i minierave është i pasur me tregime, të cilat gruaja e tij, Jerri, është e gatshme që t'i ndajë me turistët.

Jo vetëm që secila dhomë e ka storien e vet, por thuhet se në çdo dhomë të këtij hoteli ka fantazma. Kështu, numri i mysafirëve, të cilët rrinë në këtë hotel dhe ankohen se kanë parë fantazma, është i madh. Njëri nga fantazmat është identifikuar me emrin Samuel Lockhart.

"J. Marion More dhe Samuel Lockhart kanë pasur një grindje dhe ky i fundit kishte përfunduar i vdekur", thotë Jerri. Një grup gazetarësh që kishin shkuar për ta bërë një reportazh rreth hotelit të pushtuar nga fantazmat, nuk kishin parë asgjë të çuditshme, por aparatet e tyre kishin regjistruar zëra jo të rëndomtë. E frikshme, apo jo?!

(Kosova Sot Online)