Franca vazhdon ta ketë një njësit shtetëror për studimin e UFO-ve

  • 24 September 2019 - 09:08
Franca vazhdon ta ketë një njësit shtetëror për studimin e UFO-ve

F ranca ka mbetur tani vendi i vetëm evropian, që vazhdon ta ketë një qendër shtetërore të hulumtimit të UFO-ve. Ministria britanike e Mbrojtjes mund ta ketë shuar qendrën e saj zyrtare të studimit të UFO-ve që në vitin 2009, por si duket Franca nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

E njohur me shkurtesën "Geipan", kjo qendër me një ekip të përbërë nga katër persona dhe nga dhjetëra vullnetarë vazhdon që të pranojë raporte rreth pamjes së UFO-ve dhe vazhdon të studiojë raportet e tilla, të cilat vijnë nga të gjitha pjesët e vendit.

Mesatarisht, kjo qendër merr rreth dy raporte të reja çdo ditë dhe kërkon nga dëshmitarët që ta plotësojnë një formular prej 11 faqeve rreth "takimit" të tyre me UFO-n, duke dhënë sa më shumë detaje. Mashtruesit dhe raportuesit e rrejshëm filtrohen shumë shpejt, meqë rrenat e tyre janë evidente.

(Kosova Sot Online)