Çka është gjetur në një shtëpi të shekullit XVII?

  • 25 September 2019 - 08:13
Çka është gjetur në një shtëpi të shekullit XVII?

Janë gjetur dëshmi të reja, të cilat konfirmojnë se paranoja ishte në nivel të lartë në botën aristokrate të Britanisë së shekullit XVII. Arkeologët janë duke studiuar "Knole"-n, një shtëpi nga shekulli XVII, ku kishte qenë mbreti James I, pak kohë pas incidentit, kur u tentua t'i vihej flaka Dhomës së lordëve.

Aty u gjetën disa "shenja për mbrojtje nga shtrigat", të gdhendura në dyshemetë e drurit, të cilat dukej se kishin për detyrë ta mbronin monarkun nga shpirtrat e këqij. "Mbreti James i kishte një interesim të madh për magjinë, prandaj e miratoi një ligj të veçantë, ku të gjithë ata që merreshin me magji kërcënoheshin se do të dënoheshin me vdekje.

Bile, ai kishte shkruar edhe një libër rreth kësaj teme", thotë arkeologu James Wright, i cili shton se "vizatimet" e gjetura tregojnë sesi frika mbizotëronte në jetën e përditshme të njerëzve në fillim të shekullit XVII.

(Kosova Sot Online(