Rrëzimi i UFO-s në vitin 1967

  • 25 September 2019 - 08:21
Rrëzimi i UFO-s në vitin 1967

Dikur fshati i vogël i peshkatarëve, Shag Harbor, në Nova Skocia, Kanada, as që gjendej në hartë. Por, ndodhi diçka e jashtëzakonshme në vitin 1967, që e bëri të famshëm këtë fshat. Fshati bregdetar do të bëhej vend i rrëzimit shumë mirë të dokumentuar të një UFO-je. Raportimet për rrëzimin e UFO-ve në, apo afër ujit, janë shumë të rralla.

Më 4 tetor të vitit 1967, banorët lokalë panë drita të çuditshme, të portokallta, në qiell. Shumica prej tyre thonë se ishin katër drita të tilla. Pasi që objekti dukej të binte poshtë me shpejtësi, banorët u habitën kur ai nuk hyri në ujë, por vazhdoi të qëndronte mbi ujë. Ata menduan se mos ishte rrëzuar ndonjë avion. Sipas një dëshmie, edhe pse ishin katër drita, ato ishin pjesë e të njëjtit objekt. Merret vesh se edhe Rusia kishte dërguar nëndetëse, për ta përcjellë këtë ngjarje. Por, së shpejti një UFO tjetër i erdhi në ndihmë UFO-s së prishur dhe që të dyja u larguan më pas me shpejtësi.

(Kosova Sot Online)