Dhoma e artë me ujin më të pastër në botë

  • 25 September 2019 - 09:04
Dhoma e artë me ujin më të pastër në botë

Super Kamiokande, “diktuesi i neutrinos”, është një eksperiment që po kryhet në Japoni brenda një ndërtese të lartë sa 15 kate, të ndërtuar nën këmbët e një mali.

Neutrinot janë grimca nënatomike që kalojnë mespërmes trupave fizikë gjatë gjithë kohës.

Duke studiuar neutrinot, mund të mësojmë për supernovat dhe përbërjen e universit. Kur një supernova shkatërrohet, neutrinot udhëtojnë në të gjithë universin. Duke kuptuar ndryshimin që pësojnë neutrinot gjatë kësaj rruge, mund të mësohet më shumë rreth gjithësisë. 

Kjo pajisje mbushet plot me ujë ultra të pastër, i cili rrethohet nga pajisje foto-multiplikative, të cilat modifikojnë neutrinot. Një pajisje tjetër, në anën tjetër të Japonisë, lëshon neutrino te kjo bazë, të cilët kalojnë nëpërmjet pajisjeve foto-multiplikative dhe më pas studiohen nga shkencëtarët.

Uji në këtë dhomë bëhet aq i pastër sa mund të përdoret për të prerë metale, nëse hidhet me presion.

(Kosova Sot Online)