Shtëpitë më të tmerrshme në Amerikë

  • 25 September 2019 - 15:11
Shtëpitë më të tmerrshme në Amerikë

Gjatë viteve të fundit, Seph Lawless ka bërë foto të vendeve të braktisura, duke përfshirë qendra tregtare, fabrika dhe shtëpi. Kësaj radhe ua sjellim disa nga shtëpitë më të tmerrshme, të braktisura .

Fotot e publikuara në librin e ri të Seph Lawless-it, "13: An American Horror Story", paraqesin shtëpi ku janë bërë vrasje, vetëvrasje dhe ngjarje të tjera, po aq të tmerrshme. Ai nuk i ka bërë këto fotografi për asgjë tjetër, pos për t'i frikësuar ata që i shikojnë. "Projektet tona i kam zgjedhur duke u bazuar në atë, besoj, dëshiron publiku.

Unë mendoj se njerëzit duan që të frikësohen dhe, përderisa gjenden në një ambient të kontrolluar, ata argëtohen nga frika", thotë ai. Ku janë rritur vrasësit serikë? Këto vende nuk janë si parqet e argëtimit, të cilat mund t'i vizitoni gjatë festave. Por, në këtë libër mund të shihni p.sh. dhomat e gjumit të fëmijërisë të vrasësve serikë, shtëpinë e një gruaje të konsideruar shtrigë dhe një ish bordel ku janë gjetur njerëz të vdekur. Lawless zbuloi shumicën e lokacioneve në fjalë, derisa ishte duke e bërë projektin e tij paraprak, "Autospy of America", gjatë të cilit ai bëri xhiro nëpër vend, duke fotografuar vendet e braktisura. Lawless e konsideron veten si "skeptik paranormal", por ende e konsideron hyrjen në shtëpi si "të tmerrshme".

"Jam më i shqetësuar me realitetin tim, për shkak të sulmeve që mund të mi bëjnë vrasësit, kriminelët, apo të pastrehët, që jetojnë në vende të tilla". Frika Megjithatë, në disa shtëpi, Lawless pa dhe dëgjoi diçka që nuk mund të shpjegonte. Në një shtëpi, dyert mbylleshin vetë, duke u përplasur. Në Detroit, Lawless pa atë që mund të quhet "një pus me gjak" në qoshe të një dhome. "E thirra policinë, por pasi që edhe pas një ore ata nuk erdhën, u largova nga aty". Dhe, frika nuk mbaroi vetëm derisa ai ishte në vendet e tilla.

"Njëherë isha në shtëpi duke redaktuar, kur vërejta figura si hije, që fshiheshin prapa objekteve në fotografi", thotë ai. "Dukej sikur në ato shtëpi, ku kisha bërë fotografitë, ishte dikush, por që ishte fshehur nga unë", thotë ai.

SHTËPITË MË TË TMERRSHME NË AMERIKË

Gjatë viteve të fundit, Seph Lawless ka bërë foto të vendeve të braktisura, duke përfshirë qendra tregtare, fabrika dhe shtëpi. Kësaj radhe ua sjellim disa nga shtëpitë më të tmerrshme, të braktisura Shtëpia "Nova House", Jangstaun, Ohajo. Benjamin Albright në këtë shtëpi vrau të birin aksidentalisht, e më pas vrau veten dhe të shoqen në vitin 1958. Kjo shtëpi është e braktisur që nga ajo kohë dhe ende ka gjësende personale brenda.

Moteli i hotelit "Mansion", nga Çester, Pensilvani. Anëtarët e familjes Oliver ishin zhdukur në vitin 1898, një mister i cili ende i mundon hetuesit. Familja kurrë nuk u gjet, por banorët thonë se ndonjëherë i shohin anëtarët e kësaj familjeje në dritaret e motelit të tyre të braktisur.

(Kosova Sot Online)