Arrestohet kanibali amerikan, Pazuzu Algarad

  • 26 September 2019 - 08:38
Arrestohet kanibali amerikan, Pazuzu Algarad

Këtij amerikani emrin e çuditshëm ia kishte vënë e ëma, bazuar në emrin e demonit nga filmi "The Exorcist". Tani ky përbindësh e ka arsyetuar në tërësi emrin e tij dreqëror, meqë është arrestuar për shkak të akuzave për kanibalizëm. Në fakt, policia në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur mbetjet e dy kufomave. Besohet se ai, bashkë me gruan e tij, kishte mbytur ata dy njerëz, duke ngrënë një pjesë të tyre, e pjesën tjetër duke e varrosur në oborr.

Besohet se mbetjet mortore i takojnë Joshua Welcer-it (37) dhe Tommy Welch-it (36). Me rastin e arrestimit të këtij personi bizar janë publikuar edhe disa foto të shtëpisë së tij, ku duket qartë se nusja e tij kurrë nuk e kishte kapur fshesën me dorë. Në fakt, shumica e dhomave ishin në gjendje të mjerueshme, plot mbeturina dhe me erë fekalesh.

Vetëm dhoma që besohet se shërbente për sakrifica satanike, ishte e pastër dhe e rregulluar. Përpos njerëzve, aty janë therë edhe kafshë të ndryshme, të gjitha dedikuar djallit të mallkuar. Besohet se të arrestuarin e pret dënimi me vdekje, apo me burgim të përjetshëm.

(Kosova Sot Online)