I rrëmbyeri nga alienët mban një samit rreth UFO-ve

  • 26 September 2019 - 08:45
I rrëmbyeri nga alienët mban një samit rreth UFO-ve

Në vitin 1975 Travis Walton ishte zhdukur, pasi që ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndeshur në një UFO në Arizonën verilindore. Më 5 nëntor të vitit 1975, një ekip prej shtatë punëtorësh, ishin duke udhëtuar në një rrugë të pistë në malin kombëtar "Apache-Sitgreaves" kur ndeshën në një objekt të çuditshëm shndritës në formë disku. Walton kishte dalë nga kamioni për t'iu afruar fluturakes, kur ishte goditur nga një tufë drite, e cila e rrëzoi përtokë.



Kolegët e tij ikën nga vendi i ngjarjes, për shkak të frikës, por më pas u rikthyen sërish, me ç'rast panë se as Walton, e as objekti misterioz nuk gjendeshin aty. Walton u pa sërish, pesë ditë më vonë, i frikësuar, në konfuzion dhe me kujtime jo aq të qarta, rreth takimit me krijesa të çuditshme jashtëtokësore gjatë ditëve sa kishte munguar.


Tregimet e tij u bënë ndër rrëfimet më bindëse të rrëmbimit nga alienët. Këtë fundjavë Walton do ta shënojë përvjetorin e 39-të të kësaj ngjarjeje, duke mbajtur një samit, ku do të marrin pjesë emra të njohur.  

(Kosova Sot Online)