Shkencëtarët thonë se alienët jetojnë në mesin tonë

  • 29 September 2019 - 09:55
Shkencëtarët thonë se alienët jetojnë në mesin tonë

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë ka kohë që thonë se alienët, lëre më që ekzistojnë, por ata kanë ardhur qëmoti në Tokë dhe jetojnë në mesin tonë. Natyrisht, nuk ka dëshmi të prekshme në lidhje me këtë, por sipas burimeve antike, bota jonë është vizituar nga përfaqësuesit e civilizimeve jashtëtokësore që nga fillimi i ekzistimit të saj.

Disa vjet më parë, shkencëtarët e lartpërmendur, të udhëhequr nga profesori Jonathan Malkisom, kishin deklaruar lajmin sensacional, se jashtëtokësorët janë përshtatur aq shumë me ne saqë mund të jetojnë të paketuar në mesin tonë. Disa thonë se konfirmime të kësaj teorie mund të gjenden edhe në Librin e Gjenezës (Bibla), në momentin kur Jakovi konfrontohet me të Plotfuqishmin. Filozofët antikë kanë dashur ta dinë se a janë alienët të ngjashëm me engjëjt, por duket se ato janë dy gjëra krejt të ndryshme.

(Kosova Sot Online)