Zhdukja misterioze e indianëve anasazi

  • 30 September 2019 - 08:45
Zhdukja misterioze e indianëve anasazi

Anasazi në përkthim d.m.th. popull i lashtë, e bëhet fjalë për një popullatë e cila, sikur që vlerësohet, numëronte vetëm 20.000 banorë. Vetë civilizimi, si civilizim, nuk është aq misterioz, sa që është mënyra e pakuptueshme e zhdukjes së tij, thjesht brenda natës. Në fakt, mbetjet e shtëpive tregojnë që kataklizmi kishte ndodhur papritmas.

Kjo dëshmohet nga gjësendet e paprekura me vlerë, ushqimet e përgatitura, por të pangrëna, sasitë e mëdha të ushqimeve dhe pijeve. Kjo tregon se njerëzit nuk kishin kohë që të iknin. Thjesht, kiameti kishte ndodhur papritmas, e ata ishin zhdukur pa lënë gjurmë. Nuk është gjetur asnjë mbetje mortore, asnjë skelet, apo ndonjë gjë tjetër që do të mund të ndihmonte në sqarimin e misterit. Terreni ku jetonin indianët anasazi është një terren i papërshtatshëm. Mendohet se këta njerëz ishin të aftë që të komunikonin në largësi. Nëse merren parasysh ndërtesat e sofistikuara, sistemi i ujitjes, bujqësia e zhvilluar, atëherë mund të thuhet se kemi të bëjmë me një civilizim me aftësi të panjohura për ne. 

(Kosova Sot Online)