Qyteti më "shpirtëror" i Floridës

  • 30 September 2019 - 08:51
Qyteti më

Në Florida ekziston një qytet shpirtëror dhe kjo nuk d.m.th. se ai qytet u dedikohet vetëm ndjekësve të fantazmave, apo atyre që presin të shohin gjakderdhje. Kasadaga e ka marrë epitetin e qytetit "më shpirtëror" në Florida, për shkak se ky qytet i vogël dallohet për atë se secili banor i tij është "medium". "Medium" është dikush që mund të komunikojë me shpirtrat e të vdekurve.

Edhe pse ky qytet u dedikohet vetëm mediumëve, ata mirëpresin të gjithë ata që janë mjaft kureshtarë për ta marrë vesh se çka është duke ndodhur aty. Ekzistojnë rreth 25 mediumë të cilët ofrojnë shërbimet e tyre. Përpos qendrave të spiritualizmit, qyteti i vogël ka dyqane të librave "New Age", një kafene, një hotel dhe një zyrë postale.

Gjatë natës mund të shihen njerëz që tubohen duke kërkuar aktivitete mbinatyrore. Historia e qytezës Kasadaga filloi në vitin 1875, kur George Colby mori një mesazh nga një shpirt indian, i quajtur Seneca, për t'u larguar menjëherë nga Ajova dhe për t'u takuar me T.D. Giddings nga Viksonsini. Këta të dy u takuan, mbajtën një seancë dhe Seneca iu tregoi atyre se shpirtrat kishin zgjedhur Floridën për themelimin e një qendre të madhe spiritualiste.

(Kosova Sot Online)