Shtëpia e vogël në Irlandë, që është e pushtuar nga zanat e dhunshme

  • 30 September 2019 - 14:57
Shtëpia e vogël në Irlandë, që është e pushtuar nga zanat e dhunshme

Jo gjithçka është në rregull me një shtëpi të vogël në formë të vilës. Kjo shtëpi e vogël gjendet në një fshat në perëndim të Irlandës. Gjatë dy dekadave të fundit, pesë banorë të kësaj vile kanë vdekur tragjikisht në rrethana shumë të pazakonta. Ndërsa, ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur brenda kësaj shtëpie janë shndërruar në një lloj legjende kulturore, që vazhdon ta ngjyros jetën në këtë vilë. Një burrë kishte vdekur si pasojë e tymit të cigares, që e kishte mbytur në mënyrë shumë misterioze. Një tjetër e kishte varur vetën, pak kohë pasi që ishte larguar nga shtëpia. Një banor i shtëpisë kishte vdekur në një aksident me makinë, ndërsa i katërti ishte therur me thikë, teksa ka qenë duke udhëtuar drejt Uellsit. Viktima e fundit Në nëntor të vitit 2013, fqinjët e kishin gjetur trupin e pajetë të Susan Dunne, 62-vjeçare, në njërën nga dhomat e shtëpisë së vogël.

Ajo ishte zhvendosur në atë shtëpi 18 muaj para se të gjendej e vdekur, bashkë me djalin e saj të prekur nga autizmi, i cili ende mbetet i dyshuar për vrasjen e saj. Patrick Dunne, 19-vjeçar, ende po mbahet në spitalin psikiatrik në Dublin të Irlandës në pritje të gjykimit të tij në prill të vitit të ardhshëm. Dunne është edhe viktima e fundit që ka vdekur në shtëpi. Fshatarët kishin kërkuar nga kandidati për kryetar të qytetit që kjo shtëpi të shkatërrohej. Ndonëse Robert Beasley, që më vonë ishte zgjedhur kryetar i qytetit, ka thënë që e ka ngritur këtë çështje në mbledhjen e këshillit, rrënimi i shtëpisë vazhdon të shtyhet për arsye të panjohura. Rrëfimi për zanat Për shtëpinë ka folur edhe Paddy Quilter, pronar i një kafeneje, e cila gjendet fare afër shtëpisë misterioze. Quilter thotë që nuk beson në fantazma, megjithatë e pranon se ka dëgjuar të gjitha historitë e frikshme për ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë. "Thuhet që në të kaluarën, para se të kishte elektricitet në shtëpi, ajo ka qenë e mbushur me fantazma", ka thënë ai. Megjithatë, në ditët moderne, fantazmat e njerëzve janë zhdukur, pasi që, në këto dy dekada të fundit, nuk është raportuar për asnjë rast të shfaqjes së fantazmave të njerëzve. Besohet që fajtorë për vdekjet tragjike të banorëve në këtë shtëpi janë zanat, të cilat janë shumë të njohura në Irlandë. Banorët lokalë, të cilët kryesisht merren me bujqësi, zakonisht e lënë një pjesë të tokës së tyre pa e punuar, me arsyetimin që atë pjesë ua lënë zanave, në mënyrë që ato të mos hidhërohen. Kurse, në atë pjesë flitet edhe për disa "shtigje të zanave", shtigje këto që nëse ndonjë njëri kalon përmes tyre, nuk arrin të del i gjallë.


(Kosova Sot Online)