Një e arritur e madhe shkencore

  • 01 October 2019 - 08:57
Një e arritur e madhe shkencore

Agjencia hapësinore evropiane ka filluar operacionin ambicioz të lëshimit të robotit në kometë. Tanimë është bërë e qartë se roboti ka lansuar me sukses në kometë, në orën 15:30 të së mërkurës. Nëse tërë ky operacion do të përfundojë me sukses, atëherë do të realizohet ëndrra 30-vjeçare e marrjes së mostrave direkte nga kometa.

Pas tri shtyrjeve, dje është konfirmuar se "Roseta" është në gjendje perfekte në raport me kometën 67P/CurjumovGerasimenko dhe se është dhënë drita jeshile që roboti "File" ta fillojë operacionin e gjatë shtatë orë të lëshimit në sipërfaqen e kometës. Tani, kur operacioni në fjalë ende nuk ka mbaruar, burimet zyrtare thonë se përfundimi i tij nuk është i sigurt, meqë janë paraqitur disa probleme. Është e qartë se kometat përmbajnë treguesit më të rëndësishëm të materies origjinale nga e cila u krijua sistemi ynë diellor, 4.5 miliardë vjet më parë. Kometa në fjalë ka një sipërfaqe sa gjysma e Menhetnit, kurse roboti është i rëndë rreth 100 kg.

(Kosova Sot Online)