Djaloshi 4-vjeçar, i pushtuar nga shpirti i marinsit të vrarë

  • 01 October 2019 - 15:08
Djaloshi 4-vjeçar, i pushtuar nga shpirti i marinsit të vrarë

Një nënë nga Virxhinia është e bindur se shpirti i një marinsi amerikan, të vrarë rreth 30 vjet më parë, tani e ka pushtuar djalin e saj katërvjeçar Michele Lucas, nga Virxhinia Biç, thotë se i biri i saj, Andrew, ka filluar të ketë kujtime rreth ngjarjes jetësore të rreshterit Val Lewis, i cili vdiq në vitin 1983 gjatë një sulmi me bomba, në Bejrut. Lucas ka deklaruar se e tëra filloi kur djaloshi filloi të fliste rreth gjërave, për të cilat asnjë fëmijë i moshës së tij nuk ka njohuri. Adresa e saktë Djaloshi insiston se më parë ka jetuar në adresën "860 Main Street" në Sumter, Gjeorgji. E ëma e tij filloi që të bënte hulumtime rreth këtyre pohimeve, por sjelljet e djaloshit vetëm sa përkeqësoheshin. Ajo filloi të dyshonte se ndonjë shpirt e kishte pushtuar atë. Djaloshi shpesh qante dhe, kur e ëma e pyeste se çka kishte, ai thoshte pse më le që të vdisja në atë zjarr të madh.

E ëma e djaloshit, duke mos ditur çka të bënte, ra në kontakt me producentët e emisionit "Ghost Inside My Child". Producentët e këtij emisioni bënë hetime dhe konstatuan se kishte një lidhshmëri midis asaj që thoshte vogëlushi Andrew dhe jetës së rreshterit Lewis, duke u bazuar në adresën dhe zjarrin që përmendte djali. Gjatë sulmit me bomba në kazermat në Bejrut kishin vdekur më shumë se 300 njerëz, duke përfshirë edhe 241 ushtarë amerikanë. Kjo kishte ndodhur gjatë luftës civile në Liban. Ata ia treguan djaloshit fotografitë e rreshterit Lewis dhe të disa nga shokëve të tij ushtarë, të cilët djaloshi dukej sikur i njihte dhe ishte në gjendje që të fliste për ta. Vizita në varreza E ëma e tij vendosi që ta çonte djalin në varrezat ku prehej trupi i rreshterit të vrarë, duke shpresuar se kjo do ta qetësonte djaloshin sadopak.

Nëna tregon se, me të shkuar në varreza, vogëlushi shkoi te varri i rreshterit të vrarë dhe vendosi disa lule, para se të shkonte te një varr tjetër, i cili ishte i një shoku të rreshterit. Por, ngjarjet e çuditshme vazhduan që të ndodhnin edhe pasi që ata të dy u kthyen në shtëpi, në Virxhinia Biç. "Rreth dy javë më parë, në mur kishim një emblemë dhe, më pas, dukej sikur dikush e kishte prekur atë, duke e kthyer mbrapshtë", thotë e ëma e djalit. Ajo thotë se vazhdon të jetë e shqetësuar dhe se, hapi i saj i ardhshëm do të jetë vizita te një "medium", sepse mendon se ai do të jetë në gjendje që t'ia ofrojë disa përgjigje më të mira. "A është shtëpia ime e pushtuar? A është djali im i pushtuar nga shpirtrat", thotë ajo me tmerr në sy.


(Kosova Sot Online)