Një krijesë e çuditshme shihet në brazil

  • 02 October 2019 - 09:10
Një krijesë e çuditshme shihet në brazil

Në internet ka filluar të qarkullojë një video incizim bizar, ku shihet një krijesë e çuditshme, me dy këmbë, duke vrapuar me shpejtësi, e cila ishte incizuar nga disa djem që ishin duke luajtur futboll natën, në rrugët e Brazilit. Krijesa, çfarëdo që të ketë qenë ajo, ia arriti që të ikte para se djemtë t’i afroheshin, apo ta incizonin për së afërmi.

Aty shihet se një djalosh e gjuan me gurë atë krijesë, prandaj me gjasë ajo kishte ikur për ta shpëtuar jetën e vet. Video-incizimi, i gjatë vetëm 30 sekonda, duket të jetë një pjesë e një incizimi më të gjatë, të një ndeshjeje në një rrugë të paidentifikuar të Brazilit.

Djemve u bie topi në një vend dhe, kur ata shkojnë për ta marrë topin, del në pah krijesa e çuditshme. Ai që e ka postuar këtë video, e ka quajtur “alien” krijesën në fjalë. E ju, quajeni si të doni. Kërkojeni në “YouTube” këtë incizim dhe vlerësojeni se a është i rremë, apo i vërtetë.

(Kosova Sot Online)