Misteri i zhdukjes së njerëzve në parqet nacionale

  • 03 tetor 2019 - 14:57
Misteri i zhdukjes së njerëzve në parqet nacionale

Me dekada të tëra, një numër i madh njerëzish janë zhdukur sidomos në vendet sikur liqeni Tahoe dhe mali Çarlston në zonën e Nevadës. Disa prej njerëzve të zhdukur më pas janë gjetur në rrethana të çuditshme, me kilometra të tëra larg vendit ku ishin parë për herë të fundit. Në disa raste të tjera, nuk janë gjetur njerëzit, por rrobat e tyre, kryesisht të palosura mirë në tokë. Pse dikush që ka shkuar në male, në parqe, do të zhvishej, duke e ekspozuar vetveten ndaj të ftohtit dhe rreziqeve të tjera? Libri Shkrimtari dhe polici në pension, David Paulides, ka shkruar një libër rreth këtyre rasteve të çuditshme, me titull "Missing 411".

"Njerëzit zhduken në vende të pabanuara vazhdimisht, por këtu kemi të bëjmë me diçka krejtësisht tjetër. Kemi të bëjmë me gjëra të çuditshme, të cilat nuk mund të shpjegohen, të cilat ndonjëherë përfshijnë edhe zhdukjen deri të 30 personave përnjëherë", thotë Paulides Josemite është një vend tjetër ku janë shënuar zhdukje të shpeshta të njerëzve. Por, tregimet rreth zhdukjes së bjeshkatarëve, apo njerëzve të rëndomtë, datojnë me dekada të tëra. Larry Jeffrey Rasti i parë i zhdukjes në parqe publike, që zgjoi interesim të madh medial, ishte ai i vitit 1966. Një djalosh 6-vjeçar, me emrin Larry Jeffrey, i cili ishte me familjen e vet për pushime, u zhduk afër Malit Çarlston dhe kurrë nuk u gjet më. Autoritetet lokale organizuan kërkime që zgjatën 5 ditë dhe ku morën pjesë me qindra njerëz. Në atë zonë nuk kishte kafshë të mëdha dhe nuk kishte qasje për vetura. Pra, nëse Larry-n nuk e kishte ngrënë ndonjë kafshë dhe nuk e kishte rrëmbyer ndokush, ku kishte tretur ai?! Zhdukja e tij mbetet mister edhe sot e kësaj dite. Sikur ta kishte përpirë toka. Bjeshkatari Një rast tjetër interesant ka të bëjë me bjeshkatarin Carl Landers, 69 vjeç, i cili u zhduk në Malin Shasta, ku kishte dalë me miqtë. Ata kishin kampuar në vendin e quajtur 50/50.

Shokët e tij Milt Gaines dhe Barry Gilmore tregojnë se, para se të zhdukej, Carl ishte ankuar se nuk ndihej mirë, prandaj ishte nisur vetëm në drejtim të liqenit Helen. Kur shkuan aty, miqtë e tij kurrë nuk e gjetën Landersin. Ai thuhet të ketë qenë një bjeshkatar i zoti. Menjëherë filloi një kërkim i thuktë, me helikopterë me rreze infra të kuqe. Lëre më që nuk u gjet Carl-i, por kurrë nuk u gjetën as pajisjet, apo rrobat e tij. Kryesuesi i kërkuesve, Grizz Adams, ka thënë se kurrë nuk i kishte bërë më parë vaki një gjë e tillë. Ai tregon se edhe qentë ishin përdorë për këtë kërkim, por më kot. Askush nga njerëzit që ishin në atë vend në atë moment, nuk e kishin parë Carlin. Teoritë Ka disa teori rreth këtyre zhdukjeve. Disa thonë se këta njerëz i merr qeveria, për të bërë eksperimente me ta. Të tjerët thonë se këtë nuk e bën qeveria, por alienët, apo edhe krijesat misterioze, sikur "Wendigo", që besohet të jenë mishngrënëse. Shpresojmë që në të ardhmen do të gjendet një shpjegim për këtë fenomen.


(Kosova Sot Online)