Bisha indoneziane me trup të mbuluar me qime

  • 04 October 2019 - 10:21
Bisha indoneziane me trup të mbuluar me qime

Indonezia është e njohur për numrin e madh të ishujve, pasi që ka mijëra sosh, ndërsa, njëri nga këta ishuj është ishulli Flores, i cili është i banuar nga rreth 2 milionë banorë.

Ky ishull është i njohur për numrin e madh të gjallesave të çuditshme, e që në fakt janë shumë të frikshme, duke filluar nga dragoi Komodo dhe miu gjigant, megjithatë, së fundmi është raportuar për një krijesë shumë më të çuditshme.



Bëhet fjalë për një krijesë gjigante, të mbuluar me qime, që është shumë i ngjashëm me njerëzit modernë në dukje të jashtme, mirëpo është shumë më i gjatë, rreth tri metra, e që shumë shpesh është ndërlidhur me “Bigfoot”-ët. Kjo krijesë është shumë e njohur, pasi që është pjesë e pothuajse të gjitha legjendave lokale. 

(Kosova Sot Online)