Ja në cilat vende Toka është goditur nga asteroidet

  • 07 October 2019 - 09:10
Ja në cilat vende Toka është goditur nga asteroidet

NASA ka bërë një diagram të të gjitha vendeve, në të cilat midis vendeve 1994 – 2013, kishin rënë asteroidet, por për fat, ato goditje nuk ishin të forta. Më së paku 556 asteroide kanë kaluar midis vitit 1994 deri në vitin 2013 nëpër atmosferën e Tokës, por shumica prej tyre nuk kishte shkaktuar pasoja të mëdha, thotë NASA, e cila ka bërë një diagram të të gjitha vendeve në Tokë ku kanë rënë asteroidet.

NASA rikujton edhe goditjet e mëdha, sikur që ishte rënia e meteoritit në Çeljabinsk të Siberisë, kur ishin lënduar më shumë se 1000 njerëz. Edhe pse goditjet e meteoritëve janë të rralla, atëherë të gjithëve iu ishte bërë e qartë se çfarë pasojash do të mund të shkaktonte rënia e ndonjë “guri” të madh në Tokë. Agjencia shton se goditjet e mëdha ndodhin mesatarisht çdo 5000 vjet, kur në Tokë bie ndonjë meteorit i madhësisë së fushës së futbollit. Por, meteoritët tepër të mëdhenj, goditja e të cilëve shkakton kataklizëm të përmasave botërore, na “vizitojnë” një herë në 1 milion vjet.

(Kosova Sot Online)