Pesë vjet kishte fjetur me nënën e vdekur

  • 07 October 2019 - 10:49
Pesë vjet kishte fjetur me nënën e vdekur

P olicët e Munihut ishin tronditur kur, pas njoftimit të fqinjëve, në një banesë në komunën Blumenau, kishin gjetur trupin e mumifikuar të plakës, me të cilën kufomë kishte fjetur pesë vjet vajza e saj, duke mos e paraqitur vdekjen e nënës. Plaka (83-vjeçe) kishte vdekur në vitin 2009, por vajza, (55- vjeçare) nuk kishte dashur ta varroste dhe e kishte mbajtur në shtrat.

Trupi i saj nuk ishte kalbur, por ishte mumifikuar. Rasti ishte zbuluar pasi që punëtori social kishte filluar të kishte dyshime, meqë fqinjët i kishin thënë se një kohë të gjatë nuk e kishin parë plakën. Ai kishte telefonuar disa herë, por e bija e plakës kishte imagjinuar arsyetime të ndryshme. Por, kur punëtori social kishte shkuar te dera, dhe vajza e plakës nuk ia kishte hapur derën, ai e kishte thirrur policinë. Policia kishte gjetur në njërën anë të shtratit trupin e tharë të plakës së vdekur. Pas autopsisë, nuk është gjetur asnjë dëshmi se ajo mund të kishte vdekur me vdekje të dhunshme.

(Kosova Sot ONline)