Ja çka pa në foton familjare një nënë britanike

  • 08 October 2019 - 09:24
Ja çka pa në foton familjare një nënë britanike

Një nënë e tre fëmijëve, Michelle Mason, 39 vjeçare, nga Stoke-onTrent, Angli, u tmerrua kur pa figurën e një fantazme fëmijë, që qëndronte vetëm pak metra larg dy fëmijëve të saj, derisa ishin në një shëtitje familjare. Pamja e frikshme tregon qartë një figurë fantazme të një fëmije të epokës viktoriane, duke qëndruar në të majtë të një druri, ku ishin duke u ngjitur fëmijët e Michelle-s.

Michelle tregon: “Ishim në një shëtitje familjare një pasdite dhe fëmijët vendosën që të ngjiteshin në një dru. Unë u ndala që t’i fotografoja, por derisa shkova në shtëpi nuk e vërejta fëmijën fantazmë. “Nuk mund të besoja kur e shikova fotografinë për së afërmi dhe kur pashë atë fëmijë fantazmë, me diçka në dorë. Kjo gjë më frikësoi shumë”. Ajo thotë se, përkundër asaj që i kishin thënë të tjerët, ajo nuk e ka përdorë fotoshopin për ta “falsifikuar” fotografinë.

(Kosova Sot Online)