Gjatë incizimit të karkalecave dëgjohet zëri i engjëjve

  • 08 October 2019 - 09:27
Gjatë incizimit të karkalecave dëgjohet zëri i engjëjve

Kur kompozitori Jim Wilson kishte incizuar zërin e karkalecave, ai nuk priste që të dëgjonte më shumë sesa zërin e natyrës. Sipas një njoftimi të publikuar para disa ditësh, kur Wilson kishte ngadalësuar incizimin, duke e barazuar me zërin e njeriut, ai zbuloi zërat e engjëjve, që këndonin në kor, në prapavijë. Për këtë shkak, ai e quajti këtë incizim “Kori hyjnor i karkalecave”. Ka njerëz të tillë të cilët mendojnë se Wilson ka incizuar disa këngë të karkalecave, me qëllim të përfitimit të ‘këngës së engjëjve’”.

Të tjerët mendojnë se ky regjistrim me të vërtetë ka kapur zërat e engjëjve dhe është dëshmi e madhështisë së Zotit. Engjëjt janë krijesa shpirtërore, të cilët shërbejnë si shërbëtorë të Zotit. Edhe pse zërat e tyre nuk janë të dëgjueshëm për veshët tanë, disa njerëz mendojnë se zëri i tyre mund të regjistrohet me pajisje të veçanta.

(Kosova Sot Online)