Zbulohet se çka ka në fund të Trekëndëshit të Bermudeve

  • 09 October 2019 - 10:22
Zbulohet se çka ka në fund të Trekëndëshit të Bermudeve

Dy piramida gjigante, të bëra nga qelqi i trashë, janë gjetur në qendër të Trekëndëshit të Bermudeve. Këto ndërtesa të çuditshme në thellësi prej 2.000 metrash janë identifikuar me anë të sonarit dhe oqeanografit dr Mejer Ferlag. Por, ushtria ka ndërprerë të gjitha studimet e mëtejme. Besohet se hulumtimi i atyre piramidave të qelqta do të ndihmonte në zgjedhjen e mistereve në lidhje me zhdukjen e anijeve dhe avionëve mbi zonën e Trekëndëshit të Bermudeve.

Pyetja në të cilën nuk ka përgjigje është si janë bërë ato piramida të qelqta dhe me çfarë mjetesh, kur dihet se ato gjenden 2 km nën ujë. Oqeanografi ka theksuar se teknika e ndërtimit të këtyre piramidave nuk është e njohur për shkencën moderne. Këto piramida janë tri herë më të mëdha sesa piramida e Keop-it. Athua, pse Qeveria amerikane vendosi t’i ndalonte hulumtimet.

(Kosova Sot Online)