5 arsye shkencore, që e demantojnë teorinë e evolucionit

  • 09 October 2019 - 15:07
5 arsye shkencore, që e demantojnë teorinë e evolucionit

Në shkollë kemi mësuar se dinozaurët u zhdukën rreth 65 milionë vite më parë, dhe se 250,000 vjet më parë një gjitar i ngjashëm me majmunin evoluoi në atë që sot quhet njeri. Por, këto dëshmi i demantojnë të gjitha këto pohime

 

Mekanizmi “Antikythera”, i bërë më shumë se 2000 vjet më parë

Mekanizmi “Antikythera” është një pajisje 2000 vjet e vjetër, e cila përdorej për ta llogaritur pozitën e Diellit, Hënës, planetëve, bile edhe datat e Lojërave antike olimpike.

I zbuluar në vitin 1901, deri në shekullin XXI ky mekanizëm nuk u sqarua në tërësi. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me një kompjuter antik, i cili me saktësi i llogarit ndryshimet astronomike. 

 

Vizatimet minerale në shpella – të bëra 15,000 deri 50,000 vjet më parë

Vizatimet e shpellave të vjetra jo më pak se 10,000 vjet në Valkamonika, Itali, tregojnë atë që ngjanë shumë me veshjet kozmike. Në shumë shpella anë e kënd botës gjenden vizatime parahistorike, me detaje grafike të natyrës së papritur, sikur p.sh. njerëzit me pantallona, çizme, bluza dhe kapela.

 

Çekiçi i Londonit, i vjetër 110 – 115 milionë vjet

Një çekiç, funksioni i saktë i të cilit mbetet i panjohur, është gjetur në një përrua nga dy bjeshkatarë në London të Teksasit, në vitin 1936. Çekiçi gjendej brenda një guri gëlqeror dhe vjetërsia e çekiçit është midis 110 dhe 115 milionë vjet, raporton Glen J. Kuban.

I gjetur në Londër, Teksas, në vitin 1936 ky çekiç është gjetur i mbështjellë nga një gur disa milionë vite i vjetër.

Gjurmët e këpucëve në një fosil, të vjetra nga 200-600 milionë vjet

Gjurmët e fosilizuara të këpucëve, që kishin shkelur mbi një trilobit (një artropod të zhdukur tanimë), kanë ngjallur një interesim të madh te shkencëtarët.

Këto gjurmë u gjetën në qershor të vitit 1968 dhe ato paraqisnin thuajse të pamundurën, meqë këto organizma janë zhdukur rreth 280 milionë vjet më parë, kur sipas njohurive tona, nuk ka pasur njerëz.

 

Reaktori bërthamor 1,8 miliard vjet i vjetër

Në vitin 1972, një fabrikë franceze merrte xehe të uraniumit nga Gaboni, kur pa se uraniumi tanimë ishte përdorë nga dikush më parë. shkencëtarët nga e mbarë bota shkuan për ta studiuar këtë fenomen, me ç’rast zbuluan një reaktor bërthamor nëntokësor, i cili i tejkalonte dituritë tona shkencore.

(Kosova Sot Online)