Në mes të oqeanit me traget, burri filmon dritat e çuditshme në qiell: Mund ta kuptoni se çfarë janë?

  • 10 October 2019 - 13:30
Në mes të oqeanit me traget, burri filmon dritat e çuditshme në qiell: Mund ta kuptoni se çfarë janë?

Një video e filmuar diku në brigjet e Karolinës së Veriut në SHBA, tregon disa drita misterioze në qiell. Kaq është dashur dhe tashmë njerëzit në internet po thonë se mund të jenë edhe UFO.

Pamjet janë filmuar nga William Guy, i cili ndodhej në bordin e një trageti duke udhëtuar përmes lagunës Pamlico Sound në momentin që pa 14 drita të çuditshme në qiell.

Ndërkohë që kamera drejtohet drejt horizontit, Guy thotë:

Shikoni, në qiell nuk ka asgjë.” 

Por pastaj ai ndërron drejtimin e celularit dhe aty shfaqen edhe dritat.

William vazhdon më tej:

I dalloni ato atje, mund ta kuptoni se çfarë janë? Jemi në mes të oqeanit, në një traget. Nuk ka asgjë vërdallë, as tokë, asgjë.”

Kërkesës së tij për të shpjeguar se çfarë ishin dritat në qiell iu përgjigjën një komunitet që besojnë në teoritë konspirative me UFO.

Disa u shprehën se dritat në qiell janë një flotë prej UFO-sh. Ndërsa të tjerë thanë që orbita e jashtme e Tokës është e ‘tejmbushur’ me objekte fluturuese, jashtëtokësore, të avancuara. Sipas tyre, ‘Toka po vëzhgohet me detaje.’

(Kosova Sot Online)