Babë e bir shohin UFO në formë katërkëndëshe

  • 11 October 2019 - 08:45
Babë e bir shohin UFO në formë katërkëndëshe

Në fillim të muajit nëntor të këtij viti, rreth orës 21:30, Albert dhe i biri i tij Ronny kanë qenë duke udhëtuar në qytetin Xhonson në NjuJork, kur kanë parë diçka të pazakontë. “Kam vërejtur një objekt me drita të bardha dhe të kuqe, një formë katërkëndëshi, që ka qenë duke fluturuar mbi shtyllat elektrike.

Në fakt, objekti që ishte ngritur në atë pozitë rrinte pezull dhe dritat nuk fikeshin për t’u ndezur përsëri”, ka thënë Albert-i. Pas pak minutash, Ronny e kishte vërejtur që objekti kishte filluar të fluturonte në drejtim të kundërt me automjetin e tyre, andaj babai i tij kishte vendosur ta kthente makinën për ta përcjellë objektin misterioz, mirëpo, pas rreth dy kilometrash, objekti që fluturonte me shpejtësi të madhe ishte zhdukur nga sytë e tyre. 

(Kosova Sot Online)