Pilotët që janë përleshur me një UFO

  • 11 October 2019 - 08:48
Pilotët që janë përleshur me një UFO

Shkrimi është botuar në SHBA më 27 shkurt 1993. Dy oficerë të policisë ajrore në Kentaki, që nga mbikëqyrësit e tyre janë përshkruar si njerëz shumë të besueshëm, betohen që kanë pasur një përleshje dyminutëshe me një UFO gjatë një fluturimi rutinor me helikopter gjatë mbrëmjes të së premtes.

Ndërsa, dy oficerë të tjerë, të cilët gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në tokë, kanë thënë që edhe ata e kanë parë objektin. Objekti në formë sferike, shumë i ndritshëm, mirëpo jo më i madh se një top basketbolli, është rrotulluar disa herë rreth helikopterit, ndonëse pilotët kanë thënë që ata kanë qenë duke fluturuar me një shpejtësi shumë të madhe.



Në një moment, UFO-ja ka nxjerrë tre topa të zjarrtë në drejtim të helikopterit, mirëpo ata janë shuar para se të vinin në kontakt me helikopterin. Oficerët Kenny Graham dhe Kenny Downs nuk e kanë komentuar shumë eksperiencën e tyre, pasi që frikësohen që askush nuk do t’ju besojë. Megjithatë, ata janë të bindur për atë që kanë parë. 

(Kosova Sot Online)