A u krijua jeta në Tokë falë Saturnit?

  • 15 October 2019 - 11:16
A u krijua jeta në Tokë falë Saturnit?

Origjina e jetës në planetin tonë vazhdon që të jetë një mister interesant. Tani kemi një teori të re rreth krijimit të saj. Toka gjendet 588 milionë km larg Jupiterit dhe 1.3 miliard km nga Saturni. Por, këta trupa qiellor të sistemit tonë diellor kanë një ndikim të madh në atë që ndodh në planetin tonë dhe mund të jenë meritorë për ekzistimin tonë.

Orbitat e këtyre planetëve ndikojnë që bota jonë të bëjë një rrugë rrethore në distancë të duhur nga Dielli, në mënyrë që të mund të lulëzojë jeta. Lëvizja e orbitës së Saturnit për vetëm 10% më afër Diellit, do të ndikonte që orbita e Tokës të zgjatej për dhjetëra milionë kilometra. Këtë e konfirmon edhe Elke Pilat-Lohinger nga Universiteti i Vienës në Austri, i cili ka zhvilluar modele kompjuterike për të kuptuar sesi Jupiteri dhe Saturni kanë ndikuar në formën e orbitave të planetëve të tjerë.

Gravitacioni i Jupiterit, i cili është 2.5 herë më i fortë sesa ai i Tokës, është në gjendje që të tërheqë planetët e tjerë në sistemin diellor, duke përfshirë edhe planetin tonë. Sa i përket planetit Jupiter, vendndodhja e tij nuk ka rezultuar me ndryshime të mëdha në pjerrtësinë e orbitës së Tokës, por efektet e mundshme në klimën e saj mbeten të paqarta. Deri te përfundime të ngjashme kishte ardhur edhe një studim tjetër, i bërë disa vite më parë.

(Kosova Sot Online)