Avioni ndryshon numrin e fluturimit pasi parashikuesi paralajmëron aksident

  • 15 October 2019 - 11:19
Avioni ndryshon numrin e fluturimit pasi parashikuesi paralajmëron aksident

Një parashikues i njohur brazilian ka ndikuar që një kompani ajrore t'ia ndryshojë një avioni të saj numrin e fluturimit, pasi që ai iu kishte thënë se kishte pasur një vizion rreth rrëzimit të avionit. Jucelino Nobrega da Luz insiston se kishte parashikuar vdekjen si të princeshës Diana, po ashtu edhe të një kandidati brazilian për president.

Kjo kishte bërë që kompania ajrore ta besonte parashikimin e tij. Kur parashikuesi kishte thënë se fluturimi JJ3720 nga Sao Paolo për në Brazili do të rrëzohej për shkak të një problemi me motor, zyrtarët e kompanisë ajrore TAM e ndërruan numrin e fluturimit, duke marrë një numër të ri - JJ4732. Kompania ajrore bëri me dije se besonte që siguria e udhëtarëve ishte më e rëndësishmja, prandaj e ndiente nevojën që të bënte ndryshime, sado të çuditshme që mund të duken ato. Edhe pse aftësitë e Da Luzit disa herë janë vënë në pyetje, ai ende gëzon një reputacion të parashikuesit të saktë. Njëri ndër parashikimet e tij jo të sakta ishte se në vitin 2008 do të gjendej ilaçi kundër sidës. Apo, ndoshta, ky ilaç me të vërtetë është gjetur?!

(Kosova Sot Online)