Ekzorcisti ftohet për ta "pastruar" shkollën

  • 16 October 2019 - 10:34
Ekzorcisti ftohet për ta

Banorët e qytetit malor Cebu Siti në Filipine thonë se 35 nxënës në shkollat publike ishin të pushtuar nga djajtë. Sipas njoftimit, nëna e dy nxënësve të pushtuar beson se shpirtrat kishin sulmuar shkollën, pasi që personeli i shkollës kishte prerë dy drurë të mangos, për t'i bërë vend ndërtimit të një ndërtese dykatëshe .

Të 35 nxënësit e sulmuar ranë përtokë dhe filluan që të shtangoheshin të martën, rreth orës 3 pasdite. Mësuesit e shkollës kërkuan ndihmë nga zyrtarët lokalë, të cilët ftuan priftërinjtë nga famullia e krishterë "Mary Help" në lokalitetin Barangay Buhisan. Prifti Nicolas Ramos u përgjigj duke bërë një ritual katolik të ekzorcizmit. Disa nga nxënësit dukej se reaguan mirë ndaj lutjeve të priftit, derisa katër sish vazhdonin me britma dhe me ngërçe.

Derisa banorët lokalë janë të bindur se ky ishte një rast i pushtimit nga shpirtrat e këqij, Kisha katolike ka bërë me dije se ndoshta e tëra ishte vetëm një histeri masive. Sipas një artikulli të botuar në Gazetën britanike të psikiatrisë, histeria masive religjioze ishte shumë e rëndomtë gjatë renesancës, midis shekullit XV dhe XIX. E shoqëruar me besimet në shtriga dhe demonë, kjo bindje shkaktonte histeri të shumta në mesin e murgeshave, të cilat më së shpeshti pushtoheshin nga djajtë. Një këshill i veçantë i këtij distrikti ka biseduar me mësuesit, duke iu treguar atyre se çka duhet të bëjnë në raste të tilla.

(Kosova Sot Online)