E vërteta rreth vampirëve polakë

  • 16 October 2019 - 10:40
E vërteta rreth vampirëve polakë

Në bazë të një studimi të ri, thuhet se vampirët e supozuar polakë në fakt ishin banorë lokalë, të cilët kishin vdekur nga epidemia e kolerës. Sipas besimeve të vjetra, ai që e pësonte i pari në epideminë e kësaj sëmundjeje, mund t'i shndërronte më pas njerëzit në vampirë, thotë njëra nga autoret e studimit, Lesli Gregoricka, duke folur për "Live Science".

"Njerëzit nuk kuptonin se si përhapej sëmundja dhe, në vend që ta kërkonin ndonjë shpjegim për epideminë, ata e konsideronin atë të mbinatyrshme. Në këtë rast, ata mendonin se kolera bartej dhe përhapej nga askush tjetër, pos nga vampirët", thotë Gregoricka, bioarkeologe nga Universiteti në Alabama. Po ashtu, vdekja e dhunshme dhe dëbimi, sipas besimeve të shumë njerëzve të kësaj kohe, mund ta shndërronin njeriun në vampir. Megjithatë, është interesant të thuhet se ata për të cilët mendohej se do të zgjoheshin vampirë nuk varroseshin në varreza të veçanta, por aty ku varroseshin edhe banorët e tjerë.

(Kosova Sot Online)