Shtëpia e pushtuar nga shpirti i një kapiteni keqdashës

  • 16 October 2019 - 15:00
Shtëpia e pushtuar nga shpirti i një kapiteni keqdashës

"Një shtëpi në shkatërrim e sipër, që gjendet në Mejsvill, SHBA, është e zënë nga shpirtrat", thotë Natalie Kauftheil

Kjo shtëpi nuk është e zënë nga të gjallët. Këtë do t' ua bëjë me dije shpirti i një njeriu keqdashës e pijanec. "Kafshëve nuk iu pëlqen ky vend", thotë mediumi (personi që komunikon me shpirtrat) Natalie Kauftheil, e cila vëren mungesën e zogjve dhe të krijesave të tjera të malit në këtë pronë me madhësi përafërsisht sa një e treta e akrit. Me pohimin se kjo shtëpi është e pushtuar, disa ish banorë të saj thonë të kenë përjetuar aktivitete paranormale, gjë që është konfirmuar edhe nga një hetim i bërë nga "Jacksonville Daily News" në vitin 2005. Kauftheil, e cila shoqëroi "Free Press" në një rikthim në pronë, tha se ndjeu praninë e një shefi indigjen amerikan nga një fshat që dikur ekzistonte aty afër, pastaj praninë e dy fëmijëve nga vitet 1800, të cilët luanin jashtë dhe praninë e gjashtë shpirtrave, të cilët ishin brenda shtëpisë. Shpirti më aktiv dhe negativ nga të gjithë këta është ai i një njeriu, i cili kishte jetuar afër lumit para Luftës së Parë Botërore. Shtëpia daton nga viti 1901. Ai ishte i martuar, kishte dy djem dhe një vajzë. Duke qëndruar prapa rezidencës, Kauftheil së pari ndeshi në gruan e tij.

PËRSHKRIMI I MEDIUMIT

Ja si shprehet ajo. "Këtu gjendet një femër, por ajo ka veshje të gjatë, tipike për fillimin e viteve 1990. Ajo është e qetë. Burri është keqbërës, i zhurmshëm, pijanec. Janë tre fëmijë... Asnjëri nga ta kurrë nuk u rrit, për shkak se vajza duket sikur të kishte tetë vjet. Më duket se ata janë të pasur, meqë janë veshur bukur, me këpucë të bukura. Vajza ka flokë të verdha, kaçurrela dhe ajo ka një fjongo të vogël, e cila i pëlqen shumë. Dy djemtë gjenden të fshehur në orman. Ndjej se kjo fshehje është pasojë e ndëshkimit". Derisa Kauftheil fliste, fotografi i "Free Press", Zach Frailey, bënte fotografi të shtëpisë. Në njërën nga fotografitë, në një dritare, në një dhomë të mbushur me kafshë të mbushura, duket diçka si një fytyrë gruaje. Ajo ka një fytyrë të gjatë, një hundë po ashtu të gjatë, një gojë të vogël, me flokë të drejta, të gjata, e cila shikonte njerëzit të cilët kishin ardhur ta analizonin shtëpinë.

HEQ DORË NGA BLERJA E SHTËPISË

Rhonda Haswell, e cila kishte tentuar ta blinte këtë shtëpi, por më pas kishte ndërruar mendjen për shkak të aktiviteteve paranormale, thotë se kishte dëgjuar zëra fëmijësh dhe ishte frikësuar të shkonte shkallëve përpjetë, për shkak se ishte frikësuar se ata gjendeshin në katin e dytë. Nipi i saj, pasi që e bija shkurtimisht ishte vendosur në atë shtëpi, luante me djemtë që quheshin Gabriel dhe Thaddeus, të cilët përpos tij, kurrë nuk i kishte parë ndokush tjetër. Kauftheil tregon sesi e shihte burrin e gjatë, të thatë dhe me rrudha, i cili kishte një kapelë që bënte me dije se ai ishte kapiten i anijes, duke pirë dhe duke u dehur në një lokal aty afër. Ajo thotë se dhuna dhe pirja e alkoolit vinin nga paaftësia për ta thyer këtë rreth. "Kjo është çështje e gjeneratave", thotë Kauftheil. "Atë e kishin rrahur prindërit, të cilët po ashtu ishin rrahur nga prindërit e tyre... Gruaja nuk i besonte atij". Kauftheil tregon se shpirtrat i kanë thënë se nuk e kanë ndërmend ta lejojnë Haswell-in që ta rinovonte shtëpinë. Sa më shumë që ajo mundohej ta rregullonte shtëpinë, aq më e sëmurë bëhej. Për dallim nga pjesa më e madhe e shtëpisë, e cila është kaotike dhe me gjësende të lëna nga të pastrehët, një dhomë e shtëpisë është në gjendje shumë të mirë. Kjo ishte dhoma e kapitenit të anijes. Në anën tjetër të katit të dytë gjendet një dhomë me një karrige, e cila vazhdimisht është e kthyer kah veriperëndimi. Kauftheil thotë se gruaja, e cila gjendet në karrige, e kishte vënë karrigen aty me qëllim. Gruas i pëlqen që të rrijë e ulur në karrige, duke i shikuar njerëzit në rrugë duke shkuar në shtëpi. Ajo mban në duar një foshnje, babai i së cilës është detar. Gruaja, e cila paraqet praninë më të fuqishme femërore në shtëpi, pret rikthimin e marinarit. Jashtë një vajzë bionde. nga vitet 1800. luan me shumë nga lodrat e fëmijëve. të cilat ende gjenden prapa shtëpisë. Ajo luante me një djalë të zi, me sy të mëdhenj, me gjasë ndonjë skllav, i cili punonte në plantacionet afër. Dhe, në jugperëndim të pronës gjendet shefi lokal amerikan-indian, i cili thotë se ai dhe populli i tij jetojnë në harmoni me tokën dhe me të tjerët, duke shtuar se njerëzit në Mejsvill nuk ishin të tillë që shkaktonin trazira. Vlen të thuhet se kolonët zviceranë dhe gjermanë, të udhëhequr nga ata anglezë, ishin masakruar nga indianët tuscarora në Qarkun e Gjelbër, para se t'ua bënin edhe vetë të njëjtën gjë më pas.

(Kosova Sot Online)