Mbrojtja nga ngrohja globale rrezikon miliarda njerëz

  • 17 October 2019 - 08:50
Mbrojtja nga ngrohja globale rrezikon miliarda njerëz

Shkenca e gjeo-inxhinierisë ka marrë një sërë hapash, në mesin e të cilëve implementimi i teknologjisë së re, për ndryshimin e klimës së planetit në mënyrë artificiale, për t’u mbrojtur kështu nga ngrohja globale dhe problemet tjera të ambientit.

Njëra nga metodat e propozuara përfshin hedhjen e një numri të madh shtëllungash në ajër, për ta rritur reflektimin e rrezeve të diellit dhe si rrjedhojë për të ndikuar në uljen e nxehtësisë në planet. Ndërsa, një tjetër propozim thotë që hedhja e sulfatit në pjesën mbi Arktik do të ulte dukshëm ritmin e shkrirjes së akujve në oqeane.

Mirëpo, implementimi i këtyre metodave mund të jetë shumë i rrezikshëm për miliarda banorë të tokës, kryesisht për banorët e Indisë dhe Afrikës, të cilët edhe ashtu përballen me thatësinë, ndërsa zbatimi i këtyre projekteve do të nënkuptonte thatësi edhe më të mëdha në këto regjione. 

(Kosova Sot Online)