Materia e errët, faktor qenësor për jetën në tokë

  • 18 October 2019 - 10:04
Materia e errët, faktor qenësor për jetën në tokë

Fakti që ne nuk dimë shumë për materien e errët nuk do të thotë që ajo nuk ka të bëjë fare me njerëzimin. Nëse gjykojmë nga ajo që materia e errët përben rreth 85 për qind të universit, atëherë është shumë e logjikshme të mendohet që kjo materie mund të ketë ndikuar në krijimin e jetës në tokë.

Astrofizikani James Bullock, i cili ka specializuar në kozmologji, ka dhënë idenë e tij sa i përket rolit që mund ta ketë pasur materia e zezë: Nëse mendojmë më gjerë, kozmologjia e ditëve moderne na thotë që Universi “sundohet” nga dy substanca misterioze – materia e errët dhe energjia e errët. Materia e errët luan rolin e Krijuesit: graviteti i saj tërheq disa sektorë të caktuar të universit, duke krijuar në këtë mënyrë galaksitë e ndryshme, në anën tjetër, energjia e errët e bën të kundërtën, duke ndikuar në zgjerimin e Universit me një shpejtësi edhe më të madhe.

Fatmirësisht, për ne materia e errët ka fituar shumicën e kohës, sidomos në etapat e hershme të krijimit. Galaksia jonë, “Rruga e Qumështit”, nuk do të arrinte të krijohej pas Shpërthimit të Madh pa ndihmën e tërheqjes nga materia e errët. Kjo do të thotë që nuk do të kishte Diell, as Tokë e as Njerëz! 

(Kosova Sot Online)