Tregimi për fantazmën e shërbëtores së bukur, që shëtitet nëpër luginën Irbaj në Angli

  • 18 October 2019 - 16:44
Tregimi për fantazmën e shërbëtores së bukur, që shëtitet nëpër luginën Irbaj në Angli

Tregimi, që fillimisht ishte publikuar në “Grimsby Telegraph”, në vitin 1954, zhytet thellë në historinë e fshatit Irbaj në Angli. Turistët, të cilët me nxitim mëtojnë të mbërrijnë në brigjet pranë këtij fshati, duhet të kalojnë nëpër një fermë shumë bukur të rregulluar, pranë kishës së fshatit dhe buzë një shtëpie antike, që njëherësh është edhe një lloj simboli i fshatit.

Në periudhën para se moçali që ka qenë në këtë fshat të thahej, Irbaj ka qenë i populluar nga një numër i madh njerëzish, derisa historia e tij daton që prej kohëve të lashta. Në fakt, për t’i parë fillesat e krijimit të civilizimit në këtë fshat duhet të kthehemi në kohën e normanëve, për të parë civilizimin e atjeshëm deri në periudhën e Britanisë Romane. Në një periudhë, kjo anë është udhëhequr nga një mbret i zoti, që quhej Sir William Holles, e që nga stërnipi i tij Gervase është përshkruar si një njeri “i lumtur në shtrat, i dashur për fëmijët dhe shumë i sjellshëm me fqinjët”.

Mbreti i sjellshëm i fshatit Megjithatë, mbreti i butë thuhet të ketë pasur një të metë: Ka shpenzuar para në gjëra të kota! Mbledhjet e vashave të reja – deri në tridhjetë sosh – pastrimi në banja luksoze dhe forma të tjera të argëtimit. Mirëpo, jo gjithçka kishte shkuar mirë për mbretin bujar, pasi që një herë ai ishte gënjyer rëndë nga një tregtar, i cili ia kishte shitur një skifter të shtrenjtë, me pretendimin që ai do të ishte shpendi më i mirë që kishte parë ndonjëherë mbreti, mirëpo, për fatin e keq të mbretit dhe familjes së tij, skifteri kishte dalë të jetë i mallkuar, duke bartur mallkimin edhe në shtëpinë e mbretit.

Gjithsesi, pasojat nuk ishin bartur për një kohë të gjatë, pasi që mbreti kishte arritur ta largonte mallkimin, mirëpo, pa kaluar shumë kohë, mbreti i mirë i fshatit piktoresk kishte ndërruar jetë në një vdekje natyrale, duke i lënë shumë të mira banorëve të fshatit, të cilin e kishte udhëhequr. Njëra nga të mirat materiale që Lugina Irbaj ende e gëzon, ndonëse kanë kaluar shumë vite që prej vdekjes së mbretit, është një bunar i thellë, i cili iu shërben fermerëve lokalë. Banori më i vjetër i fshatit, 79- vjeçari Herbert Taylor, që ende është në gjendje ta punojë tokën, e kujton kohën kur një vajzë e re, e cila paguhej nga të gjithë banorët e fshatit, për çdo ditë mbushte bucelat me ujë, për t’ua dërguar fshatarëve në ara duke kaluar mbi kodrën buzë luginës, e duke u kujdesur që as edhe një punëtor i vetëm të mos mbetej pa ujë.

Fantazma e vajzës së re

Është pikërisht fantazma e kësaj vajze të re ajo që shfaqet çdo natë të lume dhe endet me kënaqësi nëpër lëndinë, nën përkëdheljen e dritës së hënës. Ndonëse tregimi për të nuk është shumë i qartë, legjenda thotë që ajo ishte vrarë nga i dashuri i saj. Për më tepër janë gjetur edhe inicialet e saj dhe të dashurit të saj në njërin nga drunjtë e pyllit të vogël buzë luginës. Tani, nëse përmend emrin “Boggle” (emri i vajzës), të rinjtë e fshatit mund ta tregojnë legjendën, mirëpo gjenerata e vjetër është ajo që ka qenë pjesë e zhvillimit të këtij tregimi.

(Kosova Sot Online)