Dëshmitë se Toka është vizituar nga alienët e Marsit

  • 19 October 2019 - 15:11
Dëshmitë se Toka është vizituar nga alienët e Marsit

Nëse ekzaminohen dëshmitë, bëhet e qartë se Toka është vizituar në të kaluarën nga qenie inteligjente aliene, të cilat i kanë dhënë njeriut dituri dhe aftësi të mëdha Duket se vizitat e para të alienëve kanë ardhur nga Marsi, të cilin ata dikur e përdornin si koloni të hershme të tyre. Dëshmitë teknologjike Dëshmitë më të mëdha kanë të bëjë me artefakte, me pajisje të panjohura teknike, me përshkrime të makinerive dhe dokumenteve të cilat kanë dalë në dritë me anë të gërmimeve arkeologjike, apo zbulimeve. Ja disa shembuj.

Bateritë e argjilës, të cilat ende mbanin elektrodat, të zbuluara në shkretëtirën irakiane dhe që datojnë rreth vitit 2500 para erës së re. Modeli fluturues i avionit, i gjetur në një varr në piramidë. Makineria e sofistikuar e gurëve, e bërë me teknika më të avancuara sesa ato që i kemi sot. Blloqet e gurëve, të prerë me precizitet, me peshë 1000 tonelata në themelet e një tempulli, me të cilët gurë as sot e kësaj dite nuk mund të manipulojmë. Reliefi antik në një tempull në Abydos ku shihen raketa, avionë, bile edhe helikopterë. Kukulla e argjilës, e vjetër rreth 3000 vjet, e cila mban atë që mund të përshkruhet vetëm si orë. Dëshmitë dokumentare Nga të dhënat është evidente se sumerët e dinin se alienët janë të bërë nga mishi e shpirti. Libraria e sundimtarit të tyre, Ashurbanipal, në Nineveh, ishte djegur dhe tabletët e argjilës ishin shkatërruar, me qëllim që ne të mos lexonim informatat e shënuara aty. Njëri ndër zbulimet më mbresëlënëse, të bërë kohëve të fundit, është mbyllur në një dhomë të vogël në Sipar të Irakut të sotëm, ku gjenden rreth 400 pllaka të argjilës, që përmbajnë të dhëna për një kohë të shkuar antike. Dëshmitë janë aq të forta dhe impozante, sa që thuajse është e pamundur të mos vërehet fakti se alienët antikë dikur e kishin vizituar Tokën. Këto tekste tregojnë se Toka ishte vizituar nga krijesat që kishin udhëtuar nga një bazë në Mars. Për më tepër, këto tekste janë shoqëruar edhe me ilustrime, të gjetura në pllakat e argjilës, gjë që ofron edhe më shumë dëshmi rreth vizitës nga alienët.

Një pllakë rrethore, e cila mund të shihet e ekspozuar në Muzeun e Londrës, përshkruan në tetë segmente aspekte të ndryshme të udhëtimit në kohë midis planetit Nibiru, të alienëve annuaki dhe “planetit të shtatë” (Tokës). Dëshmi të tjera Dëshmi shtesë për një lidhje midis Tokës dhe Marsit ofrohen nga vizatimi në një vulë cilindrike, që tani ruhet në muzeun “Hermitage” në Shën Petersburg, Rusi). Aty shihet një astronaut (Njeri shqiponjë - “Eagleman”) në Tokë dhe një astronaut tjetër në Mars. Midis dy planetëve është vizatuar një objekt, i cili ngjan me një anije kozmike.  

(Kosova Sot Online)