Një hap më afër marsit - lansohet me sukses fluturakja "orion"

  • 22 October 2019 - 09:04
Një hap më afër marsit - lansohet me sukses fluturakja

F luturakja hapësinore "Orion" është lansuar me sukses nga Kejp Kanaverala, gjë që paraqet njërin ndër hapat më të rëndësishëm në realizimin e ëndrrës për të shkuar në Mars. Në këtë fluturim të shkurtër provues do të testohen disa elemente kyçe të fluturakes, e cila është dizajnuar që, një ditë, ta dërgojë njeriun në Mars. Pas katër minutave, "Orion" dërgoi porosinë se çdo gjë është në rregull dhe dërgoi edhe foton e Tokës nga një lartësi prej 204 kilometrash. Kjo fluturake u lansua në orët e para të së premtes.

Gjatë dhjetë minuta të fluturimit ajo arriti shpejtësinë prej 24.140 kilometrash në orë, gjë që do të duhet të mjaftojë që fluturakja të hyjë në orbitën e Tokës. "Orion" pritet që ta arrijë lartësinë prej 5800 km dhe, gjatë fluturimit testues prej 4,5 orësh, ajo duhet t'i sillet Tokës dy herë. Më pas, misionin do ta përfundojë duke u lëshuar në Paqësor.

(Kosova Sot Online)