Njeriu, i cili jetoi me alienë për një vit të tërë

  • 22 October 2019 - 10:37
Njeriu, i cili jetoi me alienë për një vit të tërë

Ë shtë bërë publik tregimi rreth një francezi, i cili thotë të ketë jetuar në një bazë sekrete të alienëve në Himalaje për një vit të tërë. Ai njeri thotë se i kishin thënë që, për dyzet vjet me radhë, të mos i tregonte kujt për këtë. Tani, pasi kanë kaluar ato vjet, ai ka vendosur që të flasë.

Derisa ai jetonte në një fermë në Francën jugore, shpesh paraqiteshin disa drita. 20 vjeçi Robert L. jetonte me prindërit dhe me gjyshen. Dritat që ai i shihte dukej të ishin inteligjente. Për dy vjet me radhë Robert pati shumë vizita gjatë natës. Entitetet jashtëtokësore depërtonin nëpër mure dhe e rrethonin shtratin e tij. ata i ishin prezantuar si shkencëtarë nga një galaktikë tjetër.

Pasi ia kishin marrë gjakun, ata i kishin thënë se iu interesonte struktura e tij gjenetike. Udhëheqësi i alienëve që iu paraqit atij, e kishte emrin "Roro". Pasi që kishin kaluar dy vjet, jashtëtokësorët e kishin ftuar atë që ta vizitonte bazën e tyre në Himalaje. E kishin marrë me anije kozmike. 

(Kosova Sot Online)