Meteoriti që mund të dëshmojë për ekzistencën e jetës në Mars

  • 23 October 2019 - 10:09
Meteoriti që mund të dëshmojë për ekzistencën e jetës në Mars

Një copë guri që ka rënë më Marok mund të përmbajë evidencë që në një periudhë ka ekzistuar jeta në Planetin e Kuq. Meteoriti "Tissint", që është gjetur në vitin 2011, së fundmi ka gëzuar një vëmendje të madhe pasi që prania e karbonit brenda këtij meteoriti mund të tregojë për prezencën e jetës në Mars.

Gjeofizikani Philippe Gillet dhe kolegët e tij nga Kina, Japonia dhe Gjermania kanë ndërmarrë një sërë testesh dhe besojnë që materia organike në një kohë ishte depozituar brenda gurit nëpërmjet ujit, shumë kohë më parë. Ndonëse duhet bërë edhe shumë hulumtime deri në konfirmimin e këtij zbulimi, gjetjet e para janë mbresëlënëse dhe krijojnë shpresë për një zbulim shumë të madh. "Ne jemi të hapur ndaj çdo pretendimi tjetër që mund të bie në kontradiktë me studimin tonë, mirëpo, gjetjet tona mund të iniciojnë një debat të gjerë për ekzistencën e aktiviteteve biologjike në Mars.

(Kosova Sot Online)