Gruaja që pretendon se ka vizituar ferrin

  • 23 October 2019 - 15:00
Gruaja që pretendon se ka vizituar ferrin

Në prill të vitit 1994, kur ekstremistët kishin filluar kampanjën për vrasjet në masë, që më vonë ishte bërë e njohur si Gjenocidi i Ruandës, dhjetëvjeçarja Rebecca Umwali, bashkë me familjen e saj ishin vendosur për t'u fshehur në një kishë katolike, që gjendej fare pranë vendbanimit të tyre. Zyrtarët qeveritarë u kishin rekomanduar minoriteteve - sikur puna e familjes së Rebecca-s - që të futeshin në kishë për t'u mbrojtur, pasi që kisha njihej si vend i përshtatshëm për refugjatë, mirëpo, kësaj here kishte dalë të jetë një mashtrim i madh.

Pasi që, pak momente pasi që ishte mbushur kisha, forcat ushtarake ishin futur brenda, të armatosur gjer në dhëmbë dhe në breshërinë e plumbave vdekjen e kishin gjetur dy prindërit e Rebecca-s, sikurse edhe shtatë nga nëntë vëllezërit e motrat e saj. Shpëtimi nga masakra Rebecca kishte arritur të mbijetonte vetëm, për shkak se trupi i një gruaje të gjatë kishte rënë mbi të, duke e fshehur nga vrasësit. Për ditë të tëra ajo ishte fshehur nëpër pyll, duke u shfaqur vetëm gjatë netëve në kërkim të ushqimit nëpër gërmadhat e fshatit. Dy vite më vonën Rebecca më në fund kishte gjetur një shtëpi bonjakësh ku kishte filluar të shoqërohej me një vajzë të moshës së saj, Alice-n. Një ditë, Alice e kishte dërguar Rebecca-n në një varrezë, ku për një moment ishte hapur toka dhe ishin shfaqur një palë shkallë, që, gjithmonë sipas pretendimeve të Rebeccas, çonin në mbretërinë e Djallit. Eksperienca në ferr "Ishte një vend ku mbretëronte errësira. Ishte një botë e mbushur përplot me shpirtra të ligj. Pastaj, ata (djajtë) ma patën futur një shpirt të lig në trupin tim".

Për pesë vitet e ardhshme ajo kishte jetuar me këtë shpirt brenda, duke shkaktuar shumë të këqija nëpër botë. "Kisha fuqinë që të shkaktoja aksidente të ndryshme në tokë, pasi që djajtë ma patën dhënë atë fuqi". Asaj i ishin nevojitur plot pesë vite për t'u këndellur, kur më në fund, me ndihmën e disa prijësve fetarë, ajo kishte arritur ta largonte shpirtin e lig nga trupi i saj, për të jetuar e lumtur më vonë. Ajo tani bredh nëpër gjithë shtetin, duke ua treguar ngjarjen e saj njerëzve të ndryshëm.


(Kosova Sot Online)