Fotografia që tregon se NASA po i fsheh faktet për ekzistencën e UFO-ve

  • 24 October 2019 - 08:59
Fotografia që tregon se NASA po i fsheh faktet për ekzistencën e UFO-ve

Një fotografi e publikuar së voni, në të cilën mund të shihen dallimet në mes të dy fotografive të nxjerra në planetin Mars, ka treguar për ndërhyrjet që bëhen në fotografitë e terrenit nga zyrtarët e lartë të NASA-s. Donna Hare, një ish-anëtare e NASA-s, ka thënë që ajo ka pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me një koleg të sajin, Philco Ford, i cili ka qenë i angazhuar nga Agjencia Hapësinore vetëm e vetëm sa për t’i ndryshuar fotografitë.

Ai ka dëshmuar që ka marrë urdhër të fshihte evidencat e pamjeve të UFO-ve në Planetin e Kuq para se fotografia të publikohej dhe të shfaqej para publikut. Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë që tregon se NASA fsheh faktet për ekzistencën e UFO-ve nga sytë e publikut. 

(Kosova Sot Online)