Një asteroid masiv është duke iu afruar tokës

  • 25 October 2019 - 09:00
Një asteroid masiv është duke iu afruar tokës

Shkencëtarët rusë thonë se në drejtim të Tokës është duke udhëtuar një asteroid potencialisht i rrezikshëm, shumë më i rrezikshëm sesa ai që ra në Rusi, në regjionin Çeljabinska. Shkencëtari rus, Vladimir Lipunov, e ka zbuluar këtë asteroid të rrezikshëm, me emrin "2014 UR116".

Sipas vlerësimeve më të fundit, diametri i këtij asteroidi është 370 metra, por shkencëtarët rusë thonë se ai është edhe më i madh. Në agjencinë "Roskosmos" theksojnë se ky asteroid është më i madhi që ka rrezikuar ndonjëherë Tokën. Agjencia ruse "Roskosmos" ka përforcuar bashkëpunimin me agjencitë e tjera, të ngjashme, me qëllim të ndërmarrjes së masave të nevojshme, duke qen se ky asteroid mund të bjerë kudo në Tokë.

(Kosova Sot Online)