Vrasjet misterioze të vitit 1912

  • 27 October 2019 - 09:18
Vrasjet misterioze të vitit 1912

Vrasjet tronditëse të qytetit Villiska, të Ajovës, ndodhën natën midis 9 dhe 10 qershorit të vitit 1912. Gjashtë anëtarë të familjes Moore ishin gjetur të vrarë me topuz (çomange) në shtëpinë e tyre. Që të tetë viktimat, duke përfshirë edhe gjashtë fëmijët, kishin plagë të mëdha në kokë, të shkaktuara nga sakica. Edhe pse u arrestuan disa njerëz si të dyshuar, ata më pas u liruan, për shkak të mungesës së provave. Kjo vrasje mbetet mister edhe sot e kësaj dite.

Që të gjitha viktimat ishin gjetur në shtratin e tyre, të goditura 20 deri 30 herë me pjesën e topitur të sakicës. Që të gjitha viktimat, me përjashtim të Lena Stillingerit, besohet se ishin vrarë në gjumë. Meqë rrobat e kësaj të fundit ishin gjysmë të hequra, filluan spekulimet se vrasësi e kishte dhunuar seksualisht atë. Sido që të jetë, përkundër numrit të madh të të dyshuarve, askush kurrë nuk u dënua për këtë krim.

(Kosova Sot Online)