Një softuer i ri mund t’i parashikojë krimet

  • 28 October 2019 - 10:17
Një softuer i ri mund t’i parashikojë krimet

Autoritetet në Berlin janë duke përsosur zhvillimin e një sistemi i cili mund t’i parashikojë krimet, sikur në filmin “Minority Report”. Ky koncept e përdor një softuer special, i cili merr informata nga disa burime të të dhënave, me qëllim të krijimit të një parashikimi real rreth asaj se kur dhe ku pritet të ndodhë një krim.

Ky sistem është emërtuar “Precobs” (Pre-Crime Observation System), ku me qëllim ekziston ngjashmëria me shprehjen “precog”, që përdoret në filmin e regjisorit Steven Spielberg, “Minority Report”, ku po ashtu flitet rreth idesë së parashikimit të krimeve ende pa ndodhë ato. Ky softuer është zhvilluar nga Instituti për teknikat parashikuese, bazuar në ngjarjet e së kaluarës, me seli në Oberhausen. Rezultatet fillestare sprovuese për parashikimin e plaçkitjeve në Munih dhe Nuremberg janë vlerësuar si “premtuese” edhe pse nuk dihet se a do ta gjejë ky sistem ndonjëherë ndonjë përdorim të gjerë.

(Kosova Sot Online)