Takimi i Papës me një jashtëtokësor Tregimi për mrekullinë që i kishte ndodhur

  • 30 October 2019 - 09:33
Takimi i Papës me një jashtëtokësor Tregimi për mrekullinë që i kishte ndodhur

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në vitin 1961 Është raportuar që Papa John-i i njëzetetretë ka qenë duke ecur me njërin nga asistentët e tij nëpër parqet e Papës, kur papritmas ata kishin vërejtur një objekt në formë ovale, që kishte zbarkuar faqe pranë tyre. Asistenti i Papës e tregon ngjarjen që ka ndodhur më pas: “Unë dhe Papa u patëm ulur për t’u lutur dhe kur patëm ngritur kokat patëm parë që nga objekti në fjalë kishte dalë një krijesë shumë e çuditshme.

Papa më pas iu pati afruar krijesës, kur edhe patën folur për rreth njëzet minuta, bisedë pas të cilës krijesa ishte zhdukur. Unë, nuk kam pasur mundësi të dëgjojë as edhe një fjalë të vetme, ndërsa, Papa më pati thënë: ‘Bijtë e Zotit janë gjithkah, mirëpo ne nganjëherë nuk arrijmë t’i njohim’ ”. Asistenti i Papës ka thënë që Papa kurrë në jetë nuk kishte folur me askënd për ngjarjen e çuditshme që kishte ndodhur në parkun e tij.

(Kosova Sot Online)