Tregimi për mrekullinë që i kishte ndodhur Ward Krenz-it

  • 30 October 2019 - 09:43
Tregimi për mrekullinë që i kishte ndodhur Ward Krenz-it

Më 21 mars të vitit 1993, 32-vjeçari Ward Krenz ka qenë duke u shëtitur me motorin e tij të borës, bashkë me dy shokë të tij. Papritmas kishte filluar një stuhi e madhe dhe ata ishin munduar që të shpejtojnë, për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pa u zënë nga bora. Megjithatë, si pasojë e shpejtësisë së madhe, Krenz-i, duke kaluar nëpërmjet liqenit të ngrirë në Ajova të SHBA-së, kishte rënë në një vrimë të madhe të ujit, ku uji i ftohtë ia kishte pamundësuar funksionimin e muskujve dhe si rrjedhojë ai kishte mbetur pa vetëdije me kokë në ujë, për gjashtëdhjetë minuta, derisa ekipet e shpëtimit e kishin nxjerrë.

Ai ishte dërguar menjëherë në spital dhe ndonëse nuk kishte pasur as rrahje të zemrës e as frymëmarrje, ai ishte mjekuar, për t’u kthyer në jetë pas 90 minutave të vdekjes klinike. Ai ishte shëruar tërësisht pas vetëm dy javësh, dhe sot është pa asnjë problem shëndetësor. Për më tepër, mrekullia e Ward Krenz-it është futur edhe në Librin e Guinness-it, për të treguar për njeriun që kishte mbijetuar më së shumti nën ujë.

(Kosova Sot Online)