Një person me superfuqi psikike angazhohet për gjetjen e helikopterit të zhdukur

  • 31 October 2019 - 09:50
Një person me superfuqi psikike angazhohet për gjetjen e helikopterit të zhdukur

Zyrtarë të lartë të Tuvasë, vend që ndodhet në Rusi, kanë angazhuar një person të respektuar, për të cilin thuhet se ka fuqi psikike, që të vihet në kërkim të një helikopteri, i cili para më shumë se dy muajsh është zhdukur bashkë me katërmbëdhjetë njerëzit që kanë qenë brenda. Që prej 10 tetorit, kur edhe është zhdukur helikopteri, janë bërë më shumë se 150 fluturime në kërkim të helikopterit, mirëpo nuk është gjetur as edhe një gjurmë e vetme e tij.

Personi në fjalë është pasues i një religjioni animist dhe pa kaluar shumë kohë nga fillimi i hulumtimit ka thënë që është shumë i sigurt që helikopteri ka rënë në tokë, e jo në ujë, dhe ka shtuar që aksidenti ka ardhur si pasojë e frymës së fuqishme, që e ka goditur helikopterin kur ai ka qenë duke u kthyer majtas.

(Kosova Sot Online)