Fotot e NASA-s konfirmojnë se hëna është artificiale?

  • 02 November 2019 - 09:42
Fotot e NASA-s konfirmojnë se hëna është artificiale?

Ka shumë teori rreth formimit të Hënës. Njëra nga to thotë se ajo nuk është një trup natyror qiellor, por një sferë artificiale. Disa foto të bëra nga NASA kohëve të fundit, sikur e konfirmojnë këtë teori. Së pari, është evidente se Hëna nuk ka ngjashmëri gjeografike me tokën. Në të nuk shihen vargmale, sikur në Tokë, apo thellime të mëdha, sikur që janë oqeanet.

Për më tepër, Hëna duket si një sferë e madhe metalike, me një shtresë të pluhurit përmbi. Fotot e reja, të bëra nga NASA, janë bërë duke ofruar detaje interesante. Ato janë bërë me anë të një teknologjie të re, me një rezolucion disa herë më të madh. Është e pamundur të paramendohet sesi Hëna u nda nga Toka dhe vazhdoi që ta mbante formën e saj të përkryer sferike edhe pas kaq shumë vitesh. Kur goditet nga trupat qiellorë, Hëna lëshon zhurmën e goditjes së ziles, gjë që flet se, përbrenda, ajo është boshe.

(Kosova Sot Online)